Fjalë Kyçe

E dhimbshme: Dy viktimat me COVID-19 nga Lipjani janë babë e bir

E dhimbshme: Dy viktimat me COVID-19 nga Lipjani janë babë e bir

Dy personat nga komuna e Lipjanit që kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit janë babë e bir.Drejtori i QKMF-së në Lipjan, Agim Krasniqi ka thënë për KALLXO.com se sipas informacioneve jo-zyrtare që i kanë, 29 vjeçari ka qenë me nevoja të veçanta.“Praktikisht ne kemi vetëm informacione jo zyrtare, përndryshe në aspektin zyrtar nuk na kanë njoftuar askush, as prej spitalit, as prej Institutit për arsyen e vdekjes së këtij personi.

Sipas informacioneve jo zyrtare 29 vjeçari ka qenë me sëmundje shoqëruese dhe ka qenë me nevoja të veçanta. Ka ndërru jetë në spital, në ShSKUK, në cilën klinikë nuk kemi informatë zyrtare. Dy viktimat kanë pasur lidhje familjare, babë e bir”, ka thënë Krasniqi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në Kosovë 10 persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit, në mesin e tyre është edhe një 29 vjeçar nga komuna e Lipjanit si dhe një 76 vjeçar.“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.Numri total i vdekjeve nga COVID-19 deri më tash është 1 mijë e 466.