Fjalë Kyçe

E rëndë, hidhet në pus 75-vjeçarja në Shqipëri

E rëndë, hidhet në pus 75-vjeçarja në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur fshatin Lus i Vogël në Kavajë, ku një 75-vjeçare është gjetur e mbytur në një pus pranë banesës së saj.

Gruaja është gjetur nga familjarët në fshatin Lus i Vogël në Kavajë dhe nuk ka shenja dhune.

Policia bën me dije se nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se është vetë-hedhur në pus.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.04.2022, në Kavajë, në fshatin Lus i Vogël, nga familjarët, është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës së saj, në dukje pa shenja dhune, shtetasja L. X., 75 vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se është vetë-hedhur në pus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.