E rëndë në Vlorë/ Rrëzohet në banesë, vdes 61-vjeçari
Gazeta Alo
Publikuar: 01/12/2021 18:27
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku ka humbur jetën një 61-vjeçar.
Rreth orës 17:00 , 61 vjeçari i identifikuar me inicialet Th.P., banues në Vlorë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tch