Fjalë Kyçe

E rëndë: Për tri ditë, koronavirusi i merr jetën dy vëllezër nga Suhareka

E rëndë: Për tri ditë, koronavirusi i merr jetën dy vëllezër nga Suhareka

Pandemia vazhdon të marrë jetë njerëzish pa kursyer askënd, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Suharekës, ku dy vëllezër vdiqën nga Covid-19, brenda tri ditëve, shkruan Gazeta Metro.

Viktimat e Covid-19, janë dy vëllezërit, Nurish dhe Hysen Bytyqi, biznesmen nga Suhareka.

Për vdekjen e njërit nga vëllezërit, Bytyqi, ka shkruar edhe kryetari i komunës së Suharekës, Blerim Kuçi.

“Vdekja e Hysen Bytyqit, për Suharekën është një humbje të një njeriu të mirë, qytetari të devotshëm dhe biznesmeni të suksesshëm”, ka shkruar Kuçi.

Vëllezërit Bytyqi janë marrë me argjendari dhe gastronomi në Suharekë.