Fjalë Kyçe

E rëndë, tash e 6 orë kufoma e një personi po qëndron në një dhomë me pacientë të tjerë në QKUK

E rëndë, tash e 6 orë kufoma e një personi po qëndron në një dhomë me pacientë të tjerë në QKUK

Një i vdekur po qëndron që 6 orë në Klinikën e Pulmologjisë, në një dhomë me pacientët e tjërë që po trajtohen, shkruan Gazeta Sinjali.

Një familjar i një pacienti që po trajtohet në këtë klinikë, Nesim Maxhuni, ka publikuar pamje nga klinika, ku ka shkruar në Facebook se askush nuk po merret me këtë punë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Maxhunin, i cili tha se punëtorët në këtë klinikë po ia hedhin fajin morgut të QKUK-së.

“Qe 6 orë kufoma është në dhomë me plotë pacientë të tjerë, në mesin e tyre edhe nëna ime. Fajin po ia lojnëmorgut. Po çka i intereson nanës tem që është aty. Ka shumë moskoordinim” , ka thënë Maxhuni për Gazetën Sinjali.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet.