Fjalë Kyçe

E rëndë: Vdes një 49 vjeçar në vendin e punës në Gjilan

E rëndë: Vdes një 49 vjeçar në vendin e punës në Gjilan

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjilanit një person ka vdekur derisa ishte duke punuar.

Gazeta Metro merr vesh se personi ishte duke u kryer procesin e shkarkimit të disa strukturave të rënda metalike , me që rast vie deri tek rreshqitja e ngarkesës dhe viktimës i shkaktohen lëndime të rënda dhe si pasojë e të cilave dyshohet se ka vdekur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit, kurse Policia është njoftuar nga Emergjenca e Gjilanit rreth orës 11:50 se aty është sjellur një person shqiptar shtetas i Kosovës (1971), pa shenja jete.