Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm barakat ku jeton komuniteti rom në Shkodër dhe dyshohet se zjarri ka ardhur nga pakujdesia.
Një vajzë 13-vjeçare e sëmurë rome është djegur brenda ‘banesës’ së saj në Shkodër.
Vetëm pasi kanë vene re mungesën e vajzës, familjarët kanë nisur kërkimet dhe pastaj e kanë gjetur në një prej barakave.
Flakët janë përhapur në pak minuta duke përfshirë disa baraka ku strehoheshin disa familje.
Forcat zjarrfikëse bënë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve ndërsa shkak i zjarrit dyshohet të jetë një pajisje ngrohëse.



