Fjalë Kyçe

E rrah gruan në natën e Bajramit, arrestohet pejani

E rrah gruan në natën e Bajramit, arrestohet pejani

Një person në Pejë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Dërgimi në mbajtje është marrë nga prokurori pas intervistimit.

“Pejë, 29.07.2020-22:00. Me 30.07.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.