Fjalë Kyçe

E rrah policin e bën për spital, arrestohet i dyshuari

E rrah policin e bën për spital, arrestohet i dyshuari

Mbrëmë në Fushë Kosovë është sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Mbrëmë në ora 23:00 në rrugën “Hashim Hajdini”, në Fushë Kosovë, është sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Siç bëhet e ditur, deri te kjo ngjarje ka ardhur për shkak se fillimisht ishin arrestuar dy të dyshuar pasi që kishin sulmuar fizikisht dy pronarët e një kafeneje në këtë qytet, shkruan lajmi.net.

Njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht edhe zyrtarin policor gjatë detyrës duke i shkaktuar lëndime.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.