Fjalë Kyçe

E rrallë: Gruaja 68-vjeçare lind binjakë, ajo është shëndosh e mirë

E rrallë: Gruaja 68-vjeçare lind binjakë, ajo është shëndosh e mirë

Një grua nigeriane ka lindur binjakë, një djalë dhe një vajzë në moshën 68 vjeç. Margaret Adenuga kaloi nëpër tri procedura të mëparshme të IVF përpara se të ketë dy binjakë.

Bashkëshorti i saj Noah Adenuga, 77 i tha CNN se ata ishin martuar në 1974 dhe kishin dëshiruar prej kohësh të kishin një fëmijë të tyre.

Adenuga tha se ata kurrë nuk hoqën dorë edhe pas përpjekjeve të dështuara.
Burri i cili tani ndodhet në pension i tha CNN: “Unë jam një ëndërrimtar dhe isha i bindur që kjo ëndërr e veçantë e jona do të ndodhë një ditë”.
Foshnjat erdhën në jetë me anë të operacionit cezarian në javën e 37-të të martën e kaluar në Spitalin Mësimor të Universitetit të Lagos (LUTH) por spitali vetëm kohët e fundit bëri publik lajmet për t’i dhënë kohë për t’u rikuperuar gruas e cila bëhet nënë për herë të parë.

Doktor Adeyemi Okunowo, i cili mbajti foshnjat, i tha CNN se një ekip specialistësh u mblodhën në spital për të monitoruar shtatzëninë për shkak të moshës së saj.
“Si një grua e moshuar dhe një nënë për herë të parë, ajo ishte një shtatëzani me rrezik të lartë dhe gjithashtu sepse ajo do të kishte binjakë, por ne ishim në gjendje ta menaxhonim shtatzëninë e saj për të përfunduar me shumë sukses,” tha Okunowo.