Një grua 21-vjeçare ka lindur një foshnje me dy koka dhe tre krahë në Indi.
Babita Ahirwa dhe bashkëshorti i saj, Jasawant Singh Airwar u shprehën se ishin të shokuar kur panë foshnjën, transmeton lajmi.net.
“Jemi të shokuar. Është e pabesueshme. Çdo kush u shokua kur e pa. Nuk mund ta besojmë se fëmija jonë ka dy koka”, tha babai.
Mjekët deklaruan për mediet lokale se nuk kishin pasur ndonjë rast të tillë më parë.
Shikuar nga perspektiva mjekësore, foshnjat e përshkruara si tribakius parapagus nuk kanë shumë shpresë për mbijetesë.