Pak më parë, Naim Dedushaj, përmes një postimi tha se ka vdekur mjeku i njohur i estetikës, Nijazi Ahmeti.
Megjithatë, një informatë të tillë e kanë mohuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Nga kjo e fundit kanë bërë të ditur për Express se Ahmeti i cili është i infektuar me COVID-19 është gjallë.
Sipas tyre ai është në mjekimin intensiv për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Përndryshe, edhe aktori i njohur Fatmir Spahiu, në një koment të bërë në profilin e Nijazi Ahmetit, thotë se doktori po lufton për jetën, mirëpo gjendjen e ka të rëndë.
Aktori thotë se këtë informacion ia kanë konfirmuar familjarët e doktorit.