Fjalë Kyçe

E shtuna e sotme vjen me përballje fantastike

E shtuna e sotme vjen me përballje fantastike

E shtuna e sotme do të përcaktojë fituesit e Kupave në tri kampionate të rëndësishme në futbollin evropian.

Në ora 18:15, dy gjigantët e futbollit portugez, Porto e Sporting Lisbonë ndeshen në finalen vendimtare të kupës.

Dy skuadrat kanë dështuar të triumfojnë në Ligë, andaj kupa do të ishte ngushëllim për secilën skuadër.

Nga ora 20:00, Bayern Munchen do të tentojë trofeun e dytë sivjet.

Skuadra bavareze përballet me Leipzig, skuadër e cila ka synim që të sigurojë trofeun e parë në histori të klubit.

Ajka e finaleve është nga ora 21:00. Barcelona-Valencia do të përcaktojë fituesin e kupës në Spanjë.