Dëshironte të blinte një çokollatë, por keqtrajtohet nga një banor i lagjes.
Të hënën në mbrëmje një fëmijë është sulmuar në rrugën Churu në Indi. Viktima doli nga shtëpia rreth orës 21:30 që të blinte çokollatë në një dyqan të afërt, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.
Familja e saj filloi të brengosej në momentin kur vajza nuk u kthye në shtëpi, ata filluan kërkimet. Policia mori në pyetje të papunë në lagjen e saj që e keqtrajtoi vajzën.
Ai pretendoi ta godiste me gurë në kokë, para se ta varroste të gjallë. Vajza u gjind rreth orës 22:30, në gjendje të rëndë dhe më rrjedhje të gjakut në kokë.
Vajza u dërgua në spital të Churu-s duke u shëruar me ndihmën e mjekëve, policia arrestoi 21 vjetarin që jetonte në afërsi të shtëpisë së të miturës.