Një 13-vjeçar në Rusi ka goditur disa herë me thikën e bukës vëllanë e tij të vogël 7-vjeçar, gjatë një momenti inati, teksa humbi në një lojë elektronike në celular.
I mituri ka humbur jetën në banesën e tyre në rajonin verior-qendror rus të Krasnoyarsk Krai. Të dy djemtë jetonin me motrën 6-muajshe dhe nënën e tyre. Më 23 prill, nëna e çoi vajzën te gjyshërit duke i lënë djemtë në gjumë. Kur vëllai i madh u zgjua nisi të luante me celular, por gjatë lojës filloi të shfaqte agresivitet.
Djali goditi mobiljet dhe ktheu gjithçka përmbys në shtëpi, përpara se të prishte edhe telefonin. Vëllai i tij i vogël u zgjua nga zhurma dhe u fsheh në kuzhinë nga frika. I riu me mendimin se i vëllai do i tregonte të gjithëve zemërimin e tij, mori një thikë dhe e goditi rreth 15 herë. 7-vjeçari ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Gjatë marrjes në pyetje, djali pranoi vrasjen, duke thënë se ai ishte i shqetësuar se miqtë e tij të ngushtë do ta tallnin, sepse kishte humbur një raund të thjeshtë të lojës, dhe se i vëllai do t’i tregonte prindërve se kishte thyer mobiljet.