Një video dramatike shfaq momentin kur një aeroplan kalon vetëm disa metra mbi kokat e turistëve në Greqi.
Aeroplani i kompanisë “Britisht Airëays” i tipit “E190” u incizua në aeroportin e Skiathosit në Greqi në kohën kur po lëshohej në tokë.
Ky aeroport nga entuziastët e aviacionit njihet si “Shën Martini evropian” për shkak të lartësisë së vogël të aeroplanëve gjatë aterimit.
Në Karaibe, qindra njerëz mblidhen për t’i shikuar aeroplanët duke u lëshuar pranë një plazhi të popullarizuar për turistë.
Aeroporti në këtë ishull është i popullarizuar për turistët, të cilët mblidhen pranë pistët për ta shikuar lëshimin e aeroplanëve, shkruan “Independent”.
Njerëzve u është tërhequr vërejtja për të mos iu afruar shumë pistës. “Rrezik. Ju lutemi qëndroni larg zhurmës së aeroplanëve”, shkruhet në një shenjë të vendosur afër pistës.
Aeroplani më i madh që lejohet të aterojë në këtë aeroport është modeli “Boeing 757”.