Fjalë Kyçe

E tmerrshme: Kirurgët rrihen mes vete në sallën e operacionit në QKUK

E tmerrshme: Kirurgët rrihen mes vete në sallën e operacionit në QKUK

Një përleshje fizike ka ndodhur ditën e sotme në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK.

Dyshohet se rasti ka ndodhur në sallën e operacionit, ndërsa në të janë përfshirë dy doktorë.

Bëhet fjalë për kardiokirurgin Dr. Adem Grbolar dhe specializantin Dr. Endrit Shala.

Lajmin për “IndeksOnline”, e ka konfirmuar drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu, ku i njëjti ka thënë se rasti do të hulumtohet dhe do të merren masa.

“SHSKUK ju njofton se është njoftuar lidhur me rastin e një mosmarrëveshje që ka ndodhur në kardiokirurgji.
Rasti do të hulumtohet dhe do të veprohet konform legjislacionit në fuqi”,
thuhet në përgjigjen e Sejdiut.