Policia australiane beson se tre fëmijë që u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Melbourne janë vrarë nga nëna e tyre, e cila më pas dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.
Hetuesit policorë në rajonin Victoria thanë se dyshojnë që Katie Perinoviq i ka vrarë vajzat e veta, Claire, 7 vjeçe, Anna, 5 vjeçe dhe Mattheë, 3 vjeç, ndërsa në fund besohet se e ka vrarë edhe veten.
“Hetuesit e vrasjeve kanë krijuar besim preliminar se gruaja 42 vjeçe është përgjegjëse për katër vdekjet”, thuhet në një deklaratë të policisë të publikuar të premten.
Trupat e pajetë u gjetën në shtëpinë e familjes të enjten në mesditë, ndërsa autoritetet për këtë rast i lajmëroi burri i zonjës Perinoviq, Tomislavi, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Hetuesit policorë thanë se nuk besojnë që burri është i përfshirë në incident dhe ai është liruar pa u akuzuar për ndonjë vepër penale.
Autoritetet nuk janë vënë në kërkim të ndonjë personi tjetër të dyshuar për këtë rast.
Një fqinje e kësaj familjeje, e quajtur Marie Groves, tha se gruaja që u gjet e vdekur kishte marrë pjesë në një festë të ditëlindjes për vajzën e saj në nëntor dhe ajo ishte e qetë në një mënyrë të pazakontë. “Ajo ishte më e tërhequr sesa që e kam parë ndonjëherë”, tha fqinja.