Fjalë Kyçe

E tmerrshme: Një femër në Ferizaj me aftësi të zvogëluara mendore trafikohet dhe mbetet shtatëzënë, arrestohen 6 meshkuj

E tmerrshme: Një femër në Ferizaj me aftësi të zvogëluara mendore trafikohet dhe mbetet shtatëzënë, arrestohen 6 meshkuj

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për trafikim me njerëz.

Në Ferizaj, një person dyshohet të ketë manipuluar një femër me aftësi të zvogëluara mendore duke e trafikuar me persona të ndryshëm, transmeton IndeksOnline.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj Shkurt-Nëntor 2020 – NN. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti kishte shfrytëzuar dhe manipuluar viktimën f/k (me aftësi të zvogëluar mendore), duke e trafikuar me persona të ndryshëm, në lokacion të ndryshme. Lidhur me rastin, janë shoqëruar edhe gjashtë të dyshuar meshkuj, pesë m/k dhe një shtetas i R. Shqipërisë, nën dyshimin për shërbime seksuale të viktimës së trafikuar. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në QPS Ferizaj dhe është vërtetuar se është me barrë (shtatzënë). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa gjashtë të dyshuarit e shoqëruar janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.