Fjalë Kyçe

E tmerrshme: Paraqiten si policë në banesën e viktimës, ia marrin paratë nga çanta

E tmerrshme: Paraqiten si policë në banesën e viktimës, ia marrin paratë nga çanta

Një viktimë femër ka raportuar në një spital ka raportuar se dy persona janë prezantuar si policë në banesën e saj dhe ia kanë marrë një shumë parashë.

Në raportin e policisë thuhet se viktima është menaxhere në një spital.

Dy persona, kanë shkuar në banesën e saj dhe janë prezantuar si policë, sipas saj të njëjtit kanë kërkuar t’ia kontrollojnë çantën dhe më tutje ia kanë marrë një shumë parash.

Rasti është duke u hetuar derisa të arrestuar nuk ka ende.

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 29.05.2020 – 17:55. Ankuesja femre  kosovare menaxhere në një spital, ka raportuar se në banesën e saj kanë shkuar dy të pa njohur dhe janë prezantuar si policë. Sopas ankuese, të njëjtit kanë kërkuar t’i kontrollojnë çantën e saj. Në çante kishte një shumë parash të cilat të dyshuarit ia kanë marrë. Është njoftuar prokurori i cili ka cilësuar rastin si me lartë dhe të cilin policia është duke u hetuar.”, thotë raporti i Policisë.