Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë një zyrtar policor pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes.
Lidhur me rastin është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës të cilët pas zhvillimit të hetimeve preliminare të dyshuarin e kanë suspenduar për 72 orë.
Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave i dyshuari është liruar.