Fjalë Kyçe

E tmerrshme: Politikani rus vritet nga ariu

E tmerrshme: Politikani rus vritet nga ariu

Politikani Alexander Krilov, kishte dalur për gjueti kur u sulmua nga një ari, e si pasojë e sulmit humbi jetën.

Ish-deputeti në Asamblenë e Republikës Ruse të Yakutia, Alexander Krilov ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga sulmi i një ariu.

“Fatkeqësisht, informacionet e shpërndara në rrjetet sociale janë konfirmuar. Trupi i Alexander Krilov u transportua në një automjet jashtë rrugës për në fshatin Tomtor”, tha ushtruesi i detyrës së shefit lokal Igor Vodovozov.

Krilov dje ndërsa gjuante së bashku me shokë të gjuetisë, qëlloi me armë zjarri një ari. Në momentin që iu afrua kafshës, një ari tjetër e sulmoi dhe i dha plagë vdekjeprurëse.