Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht motrën e tij të mitur dhe më pas e ka rrahur bashkëshorten.
Policia përmes raportit 24 orësh konfirmon se rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:20 në Prishtinë.
Viktima e mitur është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht motrën e tij viktimën femër K-Shqiptare (e mitur) dhe më pas ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër Kosovar, e cila ka pranuar tretman mjekësor. Viktima e mitur është dërguar për ekzaminim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.