Fjalë Kyçe

E tmerrshme: Të riut në Prizren ia ngulin kaçavidën në shpinë, ia heqin në spital

E tmerrshme: Të riut në Prizren ia ngulin kaçavidën në shpinë, ia heqin në spital

Një person ka marrë lëndime trupore në shpatullën e tij të majtë, pas një mosmarrëveshje që ka pasur me disa persona të tjerë në Pishinën “Universi” në Vërmicë.

Atij i është ngulur kaçavida në shpatullen e tij të majtë.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në fshatin Zhur. Pas kësaj në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia e Kosovës.

A.B është dërguar me urgjencë për në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit për të tërhequr kaçaviden dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Të dyshuarit janë intervistuar nga Policia e Kosovës, derisa me urdhër të prokurorit U.F është ndaluar për 48 orë.