Fjalë Kyçe

Vushtrriasi plagos djalin e axhës, viktima dërgohet me urgjencë në operim

Vushtrriasi plagos djalin e axhës, viktima dërgohet me urgjencë në operim

Një burrë nga fshati Vilancë e Vushtrrisë, dyshohet se është plagosur nga djali i axhës mëngjesin e sotëm.

Siç mësohet Gazeta Online Reporteri.net, viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin e Vushtrrisë, e më pas edhe në QKUK pasi është shfaqur nevoja për operim.

Merret vesh se Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili mendohet ta ketë plagosur djalin e axhës në oborr, ku edhe janë parë njolla gjaku.

Ndërkohë, mësohet se viktima po vazhdon të trajtohet me kujdes intensiv, pasi plumbi ka kapur pjesë të ndjeshme të këmbës së djathtë.

Sidoqoftë, Policia po vazhdon të hetojë rastin, e deri tash dyshohet se arsye që solli incidentin, ishte një mosmarrëveshje që kishin pasur dy personat para një dite.