Komisioni Zgjedhor i Sri Lankës pranoi të enjten aplikimet prej 39 kandidatësh për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm, të cilat do të vendosin kursin e reformave financiare të vendit për t’i mbijetuar një krize ekonomike të paprecedentë.
Komisioni ka pranuar 39 aplikime dhe të gjitha janë pranuar, njoftoi kreu i tij, R.M.A.L. Rathnayake, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Më shumë se 17 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 21 shtatorit.