Fjalë Kyçe

E vrau të dashurën: I’a hodhi qenve trupin e saj, futbollisti lirohet

E vrau të dashurën: I’a hodhi qenve trupin e saj, futbollisti lirohet

Bruno Fernandes, i cili ishte një nga yjet e futbollit brazilian dhe që për pak nënshkroi me Barcelonën, është lënë i lirë muajin e kaluar, pasi ishte dënuar me 22 vite burg për vrasjen e ish-të dashurës së vet, Eliza Samudio.

Ai ka bërë vetëm 9 vjet burg dhe është liruar me kusht. 34-vjeçari duhet të gjejë një punë, në mënyrë që të fitojë lirinë me kusht.Dhe, pavarësisht se ka vite që nuk luan, ai ka nënshkruar kontratë me një ekip të kategorisë së tretë.

Vetëm se ka një problem: Portieri brazilian është liruar me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, dhe për këtë arsye duhet të dalë një urdhër tjetër, që atë ta shoqërojë dikush në stërvitje.Historia e Fernandes është tronditëse.

Pavarësisht se ishte një yll në ngritje dhe fitonte mirë, ai u përfshi në një krim të tmerrshëm, duke planifikuar vrasjen e ish-të dashurës së tij, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2010.Shkak për këtë, ishte kërkesa e Eliza Samudio, një ish-modele, që Fernandes të paguante për rritjen e fëmijëve që kishin bashkë.

Në vend të pagesës, Fernandes e vrau atë.Trupi i Samudio nuk u gjet kurrë, pasi ajo iu hodh qenve. Fernandes akuzohet gjithashtu edhe se rrëmbeu të birin, por pavarësisht këtyre krimeve të tmerrshme, ai është lënë i lirë dhe për më tepër, do të ketë mundësinë të luajë sërish futboll.