Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, ka zbuluar pse refuzoi stolin e Real Madrid dhe bërë të ditur se skuadra e tij do të përforcohet ndjeshëm në këtë merkato.
“Gjatë këtyre viteve kemi bërë disa blerje, por kemi kursyer shumë pará në dy vitet e fundit, gjatë të cilëve nuk kemi marrë asnjë lojtar. Tani kemi burimet e duhura ekonomike për të përforcuar skuadrën. Tottenham ka nevojë për lojtarë të rinj”, ka thënë Pochettino në një intervistë për stacionin televiziv spanjoll “TV3”.
“Interesimi i Real Madrid? I kisha dhënë fjalën Tottenham-it. Natyrisht, të drejtosh Real-in është një ëndërr, ashtu siç do të ishte kthimi në Argjentinë ose tek Espanyol një ditë, por tani jam plotësisht i përqendruar te Tottenham”.