EA Sports ka njoftuar se e ka larguar futbollistin e Manchester Unitedit, Mason Greenwood nga FIFA 22.
Kjo vjen pasi Greenwood u arrestua me dyshimin për përdhunim dhe sulm të dielën pasi një grua e akuzoi atë se e kishte sulmuar atë në imazhe dhe një video të ngarkuar në Instagram.
Mirror Football raportoi sot se EA Sports kishte lëshuar një përditësim të bazës së të dhënave për FIFA 22 në të gjitha platformat, përfshirë PlayStation, Xbox dhe PC, duke e hequr Greenwoodin nga të gjitha mënyrat offline në lojë me efekt të menjëhershëm.
“Mason Greenwood është hequr nga skuadrat aktive në FIFA 22 dhe gjithashtu është pezulluar nga paraqitja në paketat e FIFA Ultimate Team (FUT) dhe Ultimate Draft”, tha një zëdhënës i EA Sports për Mirror Football, transmeton express.
Greenwood momentalisht gjendet në paraburgim, teksa Manchester United ka njoftuar se ai s’do të jetë pjesë e klubit deri në një vendim tjetër.