Portieri i Manchester City, Ederson Moraes, ka pranuar se Alisson është më i mirë.
Ederson ka pranuar se Alisson Becker e meriton të fitojë çmimin portieri më i mirë nga FIFA.
Të dy portierët brazilianë janë nominuar për të fituar këtë çmim, por duket se anëtari i Man City është i dorëzuar para shokut të tij të kombëtares.
“Mendoj se ishim më të mirët, por unë e shoh Alisson një hap përpara” ka thënë Ederson, transmeton lajmi.net.
“Ai ishte fantastik në Premierligë, fitoi Ligën e Kampionëve, UEFA Superkupën dhe pati sukses në Kupën e Amerikës” ishin fjalët e gardianit të City.
Njësoj sikur Ederson, thuajse të gjithë pajtohen se Alisson e meriton çmimin e më të mirët. Pritet vetëm dita finale për zyrtarizimin nga FIFA.