Fjalë Kyçe

Edhe 7 familjeve do t’u ndërtohen shtëpi të reja në Skenderaj

Edhe 7 familjeve do t’u ndërtohen shtëpi të reja në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe humanisti Halil Kastrati nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” kanë vizituar sot familjet nga fshatrat e komunës sonë, të cilat janë përzgjedhur nga komisioni komunal për çështje sociale për ndërtim të shtëpive.

Në këtë mënyrë, familjet që janë përzgjedhur për shtëpi, janë Jashar Miftari- Runik, Tafil Abdullahu – Çitak, Gani Dervishi – Kosterc, Hajriz Hyseni e Astrit Krasniqi – Vajnik si dhe Shefqet Sahiti e Behxhet Shala – Koliq i Poshtëm, të cilave gjatë vizitës u është kumtuar lajmi i mirë.

Kryetari Jashari ka thënë se kjo po bëhet fal bashkëpunimit të shkëlqyer mes Komunës sonë dhe Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në një bashkëfinancim të projektit tonë të përbashkët fisnik e human, që t’u bëjmë zgjidhje me banim familjeve të cilat jetojnë në kushte shumë të vështira.