Atletico Madrid, është një tjetër klub i madh spanjoll që i ka hyrë garës për mesfushorin e Barcelonës, Munir El Haddadi, raportojnë mediet spanjolle, përcjell Gazeta Alo.
Munir duket se ka vendosur të largohet nga kampionët e Spanjës, pasi që lojtari nuk po gjen hapësirë të madh në skuadrën e Valverdes.
Munir është cak i Sevillas, por tani në garë për shërbimet e 23 vjeçarit ka hyrë edhe Atletico Madrid.
Siç raportojnë mediet iberike, dy klubet e La Ligës janë duke bërë garë të ashpër për Munir, i cili brenda pak ditësh mund të bëhet me klub të ri. /Gazeta Alo/