Fjalë Kyçe

Edhe Bayerni hyn në garë për Coutinhon

Edhe Bayerni hyn në garë për Coutinhon

Philippe Coutinho është njëri prej futbollistëve më të përfolur në afatin kalimtar të verës. Garës për mesfushorin brazilian i është futur edhe Bayern Munichu

“Telenovela” Philippe Coutinho po vazhdon edhe në muajin gusht, shkruan Gazeta Express.

Barcelona e ka ndërmend ta shesë mesfushorin brazilian, i cili megjithatë e preferon më shumë qëndrimin në Camp Nou.

Ekipet që e duan futbollistin kualitativ janë të shumta, ndërsa së fundmi në garë është futur edhe Bayern Munichu.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle, Mundo Deportivo.

Gjiganti bavarez është në kërkim të zëvendësuesit të dyshes së larguar, Franck Ribery e Arjen Robben, prandaj e shohin ish-futbollistin e Liverpoolit si ideal për këtë pozitë.

Coutinho e pati një sezon të vështirë në fanellën e Barcelonës, por është i vendosur t’i tregojë vlerat e tij në edicionin 2019/20.