Fjalë Kyçe

Edhe deputeti Frashër Demaj nga LDK-ja pozitiv me COVID-19

Edhe deputeti Frashër Demaj nga LDK-ja pozitiv me COVID-19

Deputeti i LDK-së, Frashër Demaj, ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Të dashur familjarë e miq. Pavarësisht se jam munduar të jem shumë i kujdesshëm për vete dhe të tjerët duke bartur maskë gjatë gjithë kohës, si duket nuk ka mjaftuar. Të premten pasdite kam pasur temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje. Pas publikimit të rezultateve të testit kam dal Covid pozitiv”, ka thënë Demaj në një postim në Facebook.

Ai ka shtuar se, “nga e premtja jam vetizoluar në shtëpi dhe po ndjek rekomandimet e mjekëve. Diana dhe Drini tani për tani janë mirë”.

Sot pozitivë kanë rezultuar edhe dy deputetë të tjera, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, si dhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj.