Fjalë Kyçe

Edhe deputeti shqiptar preket nga koronavirusi

Edhe deputeti shqiptar preket nga koronavirusi

Deputeti i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, Adriatik Alimadhi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë në Facebook.

“Informoj njerëzit e mi të dashur që ndihem më i lehtësuar nga gjendja fillestare, jam mirë me shëndetin”, shkruan ai.

Ai ka postuar një fotografi, ku ka përshkruar hapat të cilët i ka marrë pasi është konfirmuar me koronavirus.

Alimadhi tutje ka njoftuar se e infektuar është edhe gruaja e tij.