Fjalë Kyçe

Edhe dy pacientë humbin jetën nga koronavirusi në Maqedoni

Edhe dy pacientë humbin jetën nga koronavirusi në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë ka informuar për 126 pacientë që janë shëruar plotësisht nga Covid-19 duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të shëruarave në plot 500 persona. Ndërkohë, në 24 orët e kaluara janë bërë 335 teste dhe 19 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe atë në: Shkup-3, Kumanovë-8, Prilep-2, Strugë-2, Veles-2, Gostivar-1, Vinicë-1.

Dy persona kanë vdekur në spitalin “8 Shtatori”, një pacient 49-vjeçar nga Likova i shtruar më 3 prill me vështirësi në frymëmarrje që gjatë gjithë kohës ka qenë në respirator, dhe një pacient tjetër 73-vjeçar nga Shkupi i shtruar më 19 prill në gjendje të rëndë.

Drejtori i shëndetit publik, Shaban Memeti tha se në institucionin që ai drejton deri në këto momente janë realizuar mbi 10 mijë teste. Në nivel shteti, sipas Memetit, janë kryer rreth 15 mijë të tilla. Gjithashtu, Memeti apeloi për respektim të masave mbrojtëse pas lehtësimit të masave që pritet të hyjnë në fuqi./AlsatM