Fjalë Kyçe

Edhe dy raste të reja të dyshuara me koronavirus në Kosovë

Edhe dy raste të reja të dyshuara me koronavirus në Kosovë

Dy raste të reja janë pranuar në Klinikën Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar infektologu Salih Ahmeti.

Bëhet fjalë për një çift nga komuna e Deçanit që kishin ardhur para katër ditësh nga Franca.

Sipas Ahmetit një femër 23 vjeçare ka ardhur me simptoma më të theksuar si: Kollë, ethe, temperaturë.

Kurse bashkëshorti i saj nuk ka pasur simptoma.

Atyre u janë marrë mostrat dhe do të testohen për të parë nëse rezultojnë me koronavirus.