Fjalë Kyçe

Edhe dy viktima nga Covid-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë

Edhe dy viktima nga Covid-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë

Dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë në zonat e banuara me serbë në Kosovë, 27 njerëz u sëmurën r, dhe nëntë u shëruan nga Covid-19

Këto i bëri të ditura specialisti serb i epidemiologjisë Aleksandar Antonijeviq, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.

Nga 12 marsi deri më sot, gjithsej 3,121 persona u testuan në zonat e banuara me serbë ku 707 ishin pozitivë për virusin korona.

Aktualisht, 483 raste janë aktive në këto zona.