Fjalë Kyçe

Edhe gjatë ditës së sotme temperatura të larta, kërkohet kujdes nga rrezet e diellit

Edhe gjatë ditës së sotme temperatura të larta, kërkohet kujdes nga rrezet e diellit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë, të shtunën.

Sipas njoftimit, nuk do të ketë reshje shiu, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, e maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon të jetë i lartë, prandaj kujdes orëve të mesditës, sepse kontakti direkt me këto rreze shkakton pasoja te një shtresë e popullatës me probleme të sëmundjeve kronike.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.