Ish-presidentja e Kosovës, Atfiete Jahjaga me ftesë të familjes Albright ka marrë pjesë në funeralin e ish-sekretares së shtetit, Madeline Albright.
Ajo ka thënë se ndjehet krenare që në Katedralen e Washingtonit, busti dhe vizita e Sekretares në vitin 2019 në Kosovë, të cilat u realizuan me iniciativën e saj për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, e dëshmuan këtë lidhje mes popullit të Kosovës dhe Sekretares Albright.
“E nderuam siç e meritonte, sepse Kosova dhe populli i saj do të jenë përjetësisht falënderues për rolin e saj”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Ndër tjerash ish-presidentja ka shpërndarë një fotografi nga një takim që ka pasur me Kurtin dhe Osmanin në këtë ceremoni.
Postimi i plotë i Jahjages:
Me ftesë të Familjes Albright sot në Ëashington DC në mesin e shumë liderëve nga mbarë bota, i dhamë lamtumirën e fundit Sekretares së Shtetit të ShBA, një mikeje të përjetshme të Kosovës, Madeleine K. Albright.
Karakteri i saj luftarak dhe angazhimi për liri, demokraci dhe të drejtat e njeriut e bënë atë lidere të madhe, ndërsa shpirti i saj fisnik e human e bëri edhe njeri të madh.
Ndihem krenare që në Katedralen e Ëashingtonit, busti dhe vizita e Sekretares në vitin 2019 në Kosovë, të cilat u realizuan me inciativën time për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, e dëshmuan këtë lidhje mes popullit të Kosovës dhe Sekretares Albright. E nderuam siç e meritonte.
E nderuam siç e meritonte, sepse Kosova dhe populli i saj do të jenë përjetësisht falenderues për rolin e saj.
Është nderi më i madh i imi që pata fatin ta kem edhe mike shumë të dashur, e të shërbej si Presidente e Kosovës (2011-2016) duke e pasur atë si një nga përkrahëset e inspirimin tim më të madh për t’i shërbyer Kosovës, vend i cili do të mbetet ndër trashëgimitë e saja më të vlefshme.
Pusho e qetë në paqe mikja ime!