Kejvina Kthellës i është bërë ëndrra realitet.
Kejvina Kthella është takuar me yllin e famshëm, Maluma, me të cilin kishte rastin të bënte edhe një fotografi, shkruan lajmi.net.
Modelja shqiptare ishte e pranishme mbrëmë në koncertin e Malumës, ku u argëtua pa fund me këngët e tij.
Ajo shumë herë ka treguar se është fanse e madhe e këtij artisti, ndërsa pas takimit me të thotë se tani mund të vdes e qetë.
“Tanui mund të vdes, Lamtumirë botë!”, ka shkruar Kejvina, e cila koncertin e yllit botëror e ndoqeni bashkë me Taynën.