Fjalë Kyçe

Edhe Lazio pas Vedat Muriqit

Edhe Lazio pas Vedat Muriqit

Vedat Muriqi do të jetë sërish emri më i ‘nxehtë’ i afatit kalimtar të verës në futboll.
Vera e vitit 2019 në Superligën e Turqisë ka pasur në qendër të vëmendjes sulmuesin e Kosovës, që kërkohej shumë nga Galatasaray dhe Fenerbahce, duke iu bashkuar këtyre të fundit.Muriqi, në verën e vitit 2020 mund të largohet nga Fenerbahce, ku po kërkohet nga shumë skuadra të ligave të ndryshme.

Në garë për 25 vjeçarin ka hyrë edhe Lazio raportojnë mediet në Turqi, që po luan në nivele të larta në Serie A, duke rivalizuar Interin dhe Juventusin në garën për titull.Fenerbahce po kërkon 35 milionë euro për shërbimet e Muriqit, ndërsa Lazio do të tentojë fillimisht huazimin e tij, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.