Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, është nominuar në “Global Woman Summit 2019” për çmimin “Femra më me influencë në Kosovë”, shkruan lajmi.net.
Në faqen e tyre ata i kanë shkruar disa fjalë për xhudisten kosovare e cila është kampione e dyfishtë botërore.
Majlinda Ismet Kelmendi është një xhudiste e Kosovës dhe një kampione e dyfishtë botërore me dy tituj evropianë.
Ajo konkuron në kategorinë e peshës prej 52 kg. Në 2014, Majlinda kryesonte listën e rangjeve botërore të Prestigës së grave të IJF dhe u dekorua nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me “Medaljen Presidenciale të Meritës, shkruan në përshkimin që i ka bërë “Global Summit of Women”.
Për të njëjtin çmim është nominuar edhe këngëtarja Adelina Ismaili.