Minatorët e minierës së “Trepçës” në Stantërg dhe Novobërdë kanë ndërprerë punën dhe janë futur në grevë që nga dita e djeshme.
Këtë për Klan Kosova e bëri të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit në minierën e “Trepçës”, Hysen Vrajolli.
Vrajolli deklaroi se arsyeja e grevës është mosmarrja e pagave për muajin e kaluar.
“Nga dita e djeshme nuk janë duke punuar ndërrimi i dytë dhe i tretë. Arsyeja janë mosmarrja e pagave, minatorët kanë shpenzime që duhen mbuluar, një pjesë e tyre kanë edhe kredi”, ka thënë Vrajolli.