Fjalë Kyçe

Edhe një ftesë nga Specialja për një dëshmitar tjetër

Edhe një ftesë nga Specialja për një dëshmitar tjetër

Me fillimin e vitit 2020, është shtuar numri i ftesave nga ana e Gjykatës Speciale. Kryesisht këto ftesa po vijnë për dëshmitarët.

Imer Zogaj është i ftuari i radhës nga Specialja.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Imer Zoga ka njoftuar në Facebook se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Zogaj ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë, më 21 janar të këtij viti.

“Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së. Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!”, ka shkruar Zogaj.