Fjalë Kyçe

Edhe një futbollist i gatshëm t’i bashkohet Kosovës

Edhe një futbollist i gatshëm t’i bashkohet Kosovës

Edhe një lajm i madh për tifozët e futbollit Kosovar, talenti Kosovar me pasaportë zvicerane 23 vjeçari Florian Kamberi, që aktualisht luan në Skoci, duket që ka vendosur për të ju bashkuar përfaqësuese së Kosovës në futboll, sipas medieve skoceze sulmuesi i Hibernianit i ka thënë Jo Zvicrës dhe pas përfundimit të afatit kalimtar veror do t’i bashkohet përfaqësuese se Kosovës.

Ky është një lajm shumë i mirë sidomos pas lëndimit të Zenelit. Për Kamberin interesim të vazhdueshëm ka pasur dhe kombëtarja e Shqipërisë.

Në anën tjetër Kamberi pritet të largohet nga Hibernian gjatë kësaj vere, pasi që kjo skuadër nuk të siguroj vend në garat ndërkombëtare. RB Leipzig, E. Frankfurt, Atalanta, Sunderland, Osjek edhe shumë ekipe kanë shfaqur interesim për kartonin e tij, sidomos pas problemeve që kishte me trajnerin Lenon, të cilin ekipi skocez e shkarkoj nga detyra.

Hibernian ka kërkuar 5 milion euro plus bonuse për largimin e tij.