Fjalë Kyçe

Edhe një gol me Baselin, Kemal Ademi vazhdon shkëlqimin në Zvicër (VIDEO)

Edhe një gol me Baselin, Kemal Ademi vazhdon shkëlqimin në Zvicër (VIDEO)

Baseli ka arritur të shënojë fitore në udhëtim te Xamaxi me rezultat 3-0, ndërsa njëri gol erdhi nga sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi.Klubi i madh zviceran ka arritur fitoren e katërt radhazi në kampionat duke mposhtur pa vështirësi Xamaxin.

Golat në këtë fitore të Baselit u shënuan nga Valentin Stocker, Fabian Frei dhe Kemal Ademi.

Sulmuesi shqiptar, Ademi arriti të shënoj golin e epërsinë 2-0.Ky gol i Ademit erdhi në minutën e 70-të të ndeshjes pas asistimit të Frei.

Me këtë gol, 23-vjeçari shqiptar arrin në kuotën e tre golave nga pesë ndeshjet e zhvilluara të këtij sezoni.Golin e Ademit mund ta shihni nga minuta e 1:55.