Ish-gjenerali i UÇK’së, Lahi Brahimaj është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.
Brahimaj ka konfirmuar se ka marrë ftesën nga Gjykata Speciale dhe do t’i përgjigjet asaj.
“Jam i gatshëm të bashkëpunoj dhe t’i përgjigjem ftesës siç kam bërë edhe më herët”, ka thënë Brahimaj.
Brahimaj ka qenë zëvendëskomandant i zonës operative të Dukagjinit, ndërsa më parë ishte akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime të luftës, por ishte shpallur i pafajshëm.
Ai thotë se është i gatshëm që edhe njëherë t’i përgjigjet një Tribunali, i cili u formua nga Kuvendi i Kosovës në gusht të 2015’ës, shkruan express.
“Vota ime ka qenë kundër si deputet për këtë gjykatë, por unë e respektoj si kanë votuar shumica e deputetëve”, është shprehur ish-deputeti i AAK’së.