Fjalë Kyçe

Edhe një medalje e artë për Kosovën, kësaj radhe ne paragllajding

Edhe një medalje e artë për Kosovën, kësaj radhe ne paragllajding

Hizdri Gubetini nga Kosova ka fituar medalje të artë në garën ndërkombëtare të pagllajdizmit.

Këtë e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ku edhe e kanë përgezuar Gubetinin për arritjet.

“Hizdri Gubetini ka fituar medaljen e artë në garën ndërkombëtare të paragllajdizmit në precizion “Oludeniz International AIR GAMES Accuracy Competition”, të mbajtur në Turqi. Piloti ynë u rendit i pari, në mesin e 55 garuesve. Përgëzime Gubetinit dhe Federatës Aeronautike të Kosovës”, ka shkruar KOK.

Në turneun “Oludeniz International AIR GAMES Accuracy Competition” qe po mbahet në Turqi, Gubetini ka qenë triumfues mes 54 garuesve të tjerë.