Fjalë Kyçe

Edhe një parti tjetër përkrah kandidaturën e Murat Jasharit për President

Edhe një parti tjetër përkrah kandidaturën e Murat Jasharit për President

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka përkrahur profesorin universitar Murat Jasharin që të bëhet presidenti i ardhshëm i Kosovës.

Kelmendi tha se një gjë e tillë është bërë e ditur qysh në vitin 2016, e edhe tash nuk ka ndryshuar mendimi i tij, shkruan Express.

Sipas Kelmendit, Jashari është personaliteti më i duhur, më meritor dhe më unifikues për të qenë president.

“E kam thënë me 2016, po e them edhe tani, Murat Jashari është përsonaliteti më i duhur, më meritor dhe më unifikues për të qenë President i Republikës së Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

Express gjatë ditës ka raportuar për qëndrimin e partive në Kosovë lidhur me këtë çështje. Ideja e tillë është përkrahur fuqishëm dje edhe nga Fatmir Limaj në Pressing.